Foto: Në Durrës, 37-vjeçari plagos prindërit, babai në gjendje të rëndë

Në Durrës, 37-vjeçari plagos prindërit, babai në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij. Babai i familjes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu ka ushtruar dhunë ndaj babait 72-vjeçar dhe nënës 69-vjeçare, përballë banesës së tyre. Në njoftimin paraprak thuhet gjithashtu se 37-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja është përshkruar si plagosje me sëpatë ndaj prindërve, ndërsa pasojat më të rënda shëndetësore i ka pësuar babai. Detaje të tjera për rrethanat e incidentit pritet të dalin gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore.