Foto: Arrestohet në Kullë shtetasi i Kosovës i kërkuar nga INTERPOL-i

Arrestohet në Kullë shtetasi i Kosovës i kërkuar nga INTERPOL-i

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar nga INTERPOL-i me kërkesë të autoriteteve kroate, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Kullë, në kufirin me Malin e Zi.

Arrestimi është kryer më 7 nëntor 2026, rreth orës 17:05. Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi ishte në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar pas kërkesës së autoriteteve të Kroacisë. I arrestuari është identifikuar me inicialet M.