Foto: “Super Puna” del sërish jashtë funksionit, aplikantët mbeten pa shërbim

“Super Puna” del sërish jashtë funksionit, aplikantët mbeten pa shërbim

Platforma “Super Puna” ka dalë sërish jashtë funksionit, duke ua vështirësuar qytetarëve aplikimin për mundësi punësimi. Problemi është shfaqur përsëri vetëm rreth tri ditë pasi platforma ishte rikthyer në funksion.

Qytetarët po vazhdojnë të përballen me vështirësi gjatë përdorimit të platformës dhe kanë kontaktuar për të shprehur ankesat e tyre për pamundësinë e aplikimit.

Sipas tyre, tentativat për t’u qasur në platformë dhe për ta përfunduar aplikimin po dështojnë, duke ua pamundësuar shfrytëzimin e këtij shërbimi.