Foto: Anketa nxjerr qëndrim negativ ndaj Speciales dhe kërkesë për shfuqizim

Anketa nxjerr qëndrim negativ ndaj Speciales dhe kërkesë për shfuqizim

Një anketë e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë tregon se shumica e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa një pjesë e madhe kërkon edhe shfuqizimin e tyre.

Sipas rezultateve të publikuara nga QKSS-ja, 72.1 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj Dhomave të Specializuara. Të dhënat e anketës paraqesin gjithashtu një kundërshtim të gjerë ndaj mënyrës se si është vlerësuar puna e kësaj gjykate.

Rreth 83.5 për qind e të anketuarve e konsiderojnë të padrejtë aktgjykimin dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në përmbledhjen e rezultateve, anketa e përshkruan opinionin publik si gjerësisht kundërshtues ndaj Dhomave të Specializuara. Titulli i publikimit thekson se afro 90 për qind e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales dhe se 80.2 për qind kërkojnë shfuqizimin e saj.