Foto: Tri ditë rrjedhje uji në Prishtinë, gypi ende nuk është rregulluar

Tri ditë rrjedhje uji në Prishtinë, gypi ende nuk është rregulluar

Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer në rrugën “Xheladin Deda” në Prishtinë, duke shkaktuar rrjedhje të ujit. Problemi, sipas denoncimit të një qytetari, ka vazhduar për tri ditë dhe ende nuk është rregulluar.

Qytetari ka thënë se gjatë kësaj kohe e kanë njoftuar kompaninë e ujësjellësit për prishjen, por ekipet përkatëse nuk kanë dalë në terren për ta riparuar gypin.

Sipas denoncimit, banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për ndaljen e rrjedhjes dhe shmangien e dëmeve të mundshme në rrugën “Xheladin Deda”.