Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjashtë muaj burgim
Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është dënuar të hënën me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një fanseje dhe sulme seksuale ndaj tri grave të tjera.
Dënimi u shpall në Gjykatën e Southwark në Londër. Sipas vendimit, veprat lidhen me periudhën e karrierës së Brandit në showbiz, kur ai po bëhej gjithnjë e më i njohur.
Gjatë shpalljes së dënimit, gjykatësi Joel Bennathan deklaroi se Brand, tashmë 51-vjeçar, ishte shndërruar në një “grabitqar seksual” teksa po rritej fama e tij.