Liburn Aliu dorëhiqet nga Porti i Durrësit, ja kush e zëvendëson
Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, duke u larguar nga drejtimi i këtij institucioni. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku.
Shllaku e mbante deri tani pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual të Durrësit. Me emërimin e tij, ai merr drejtimin e institucionit pas largimit të Aliut.
Dorëheqja e Aliut erdhi pas thirrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largimin e drejtorëve rajonalë nga postet e tyre.