Foto: Rast i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni

Rast i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni

Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka ndërruar jetë një pacient 72-vjeçar, tek i cili laboratorikisht u konfirmua praninë e virusit të Nilit Perëndimor.

Sipas njoftimit të klinikës, drejtori Fadil Cana tha se pacienti kishte simptoma të rënda dhe shenja të theksuara neurologjike. Pavarësisht masave dhe monitorimit të vazhdueshëm, gjendja e tij u përkeqësua dhe pacienti ndërroi jetë.

Aktualisht në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë të shtruar 24 pacientë: praninë e virusit e kanë konfirmuar laboratorikisht 19 prej tyre, ndërsa pesë trajtohen si të dyshuar dhe janë në proces diagnostikimi. Pritet që njoftimet e mëtejshme të japin detaje shtesë për gjendjen e të shtruarve.