Foto e të dyshuarit për spiunazh me Kurtin, reagon Manxhuka

Një fotografi që paraqet të dyshuarin për spiunazh, Fehim Sali, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti ka nxitur reagimin e zëdhënësit të Qeverisë, Arlind Manxhuka. Sipas Prokurorisë Speciale, Sali u arrestua në pikën kufitare të Merdarës më 13 gusht në dyshim për spiunazh.

Manxhuka tha se Kurti gjatë viteve të tij në krye të qeverisë ka pritur “dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë”. Ai theksoi se institucionet e sigurisë, përfshirë Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, po zbulojnë elemente të dyshimta dhe i përgëzon për punën.

Sipas Prokurorisë Speciale, Sali dyshohet se për një periudhë të pacaktuar deri më 13 gusht i ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë agjentëve të BIA-së serbe; hetimet rreth rastit vazhdojnë.