Foto: Kërcënohet kryetari i Vitisë me kallash, arrestohet 45-vjeçari

Kërcënohet kryetari i Vitisë me kallash, arrestohet 45-vjeçari

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është kërcënuar në TikTok me përdorimin e një arme, ndërsa Policia ka arrestuar një 45-vjeçar nga fshati Smirë.

Kërcënimet serioze janë publikuar në disa video në rrjetin social, ku personi paralajmëronte se do ta përdorte armën ndaj kryetarit të Vitisë.

Pas denoncimeve të përsëritura dhe sigurimit të videoincizimeve, Policia e ka arrestuar 45-vjeçarin. I arrestuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti përfshin kërcënime të drejtpërdrejta ndaj një zyrtari publik dhe është bërë publik pas qarkullimit të videove në TikTok.