Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Kërcënime ndaj Sokol Halitit në TikTok, arrestohet 45-vjeçari

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është përballur me kërcënime serioze përmes rrjetit social TikTok. Një person nga fshati Smirë ka publikuar disa video me mesazhe kërcënuese ndaj tij.

Kërcënimet janë publikuar në video të shpërndara në TikTok, ndërsa rasti është denoncuar në mënyrë të përsëritur. Për dokumentimin e rastit janë siguruar edhe incizime.

Pas denoncimeve dhe sigurimit të materialeve, Policia ka arrestuar 45-vjeçarin. I arrestuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti lidhet me kërcënimet e publikuara ndaj kryetarit të Komunës së Vitisë.