Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
Albulena Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, e konfirmoi kandidaturën para fillimit të seancës.
Abrashi tha se fillimisht duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit dhe më pas të trajtohen çështjet e tjera. “Ta shohim njëherë, le të kryhet Kuvendi, le të votohet kryetarja, le të konstituohet kryesia, pastaj vazhdojmë rrjedhën edhe për të tjerat”, deklaroi ai.
Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë emrin e Haxhiut për postin e kryetares së legjislativit, me synimin për t’i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë.