Adrian Hila dëshmon në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës
Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime.
Sipas dëshmisë së tij, kamerat ishin vendosur për sigurinë e banesës, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku ai banonte. Hila ka thënë se pajisjet ishin të zakonshme dhe ishin vendosur në pika të ndryshme të banesës.
Në një deklarim të bërë publik, Hila ka pohuar se kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Ai ka theksuar gjithashtu se nuk i kishte vendosur ato me qëllim të regjistrimit të momenteve intime.
Dëshmia e tij lidhet me publikimin e disa videove intime, në të cilat ai shfaqet në shoqërinë e disa personazheve publike. Hila ka deklaruar se për publikimin e tyre ishte vënë në dijeni nga miqtë e tij.