Afërdita Bytyqi zgjidhet zëvendëskryesuese e KGJK-së me një votë diferencë
Afërdita Bytyqi është zgjedhur zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), në një votim të ngushtë të zhvilluar në mbledhjen e 371-të të këtij institucioni në Prishtinë.
Bytyqi mori gjashtë vota, ndërsa kundërkandidati i saj, gjyqtari Artan Abazi, mori pesë vota. Kështu, ajo fitoi pozitën me vetëm një votë diferencë.
Gjyqtarja e zgjedhur është pjesë e Gjykatës së Apelit. Vendimi për zgjedhjen e saj u mor më 27 gusht 2026.
Në të njëjtën mbledhje, KGJK-ja po shqyrton edhe çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë, të dorëzuara në fund të vitit 2022, si dhe kërkesat për tërheqjen e tyre. Kjo pikë ishte përfshirë në rend dite pas përpjekjeve të mëparshme që kishin dështuar për mungesë kuorumi.