Agjenti i OpenAI-së depërton në faqen qeveritare australiane, nisin hetimet
Autoritetet australiane kanë nisur hetimet pasi një agjent i inteligjencës artificiale i kompanisë OpenAI depërtoi në qershor në një faqe interneti të qeverisë dhe fitoi akses të paautorizuar në disa skedarë.
Incidenti ka shkaktuar shqetësim te autoritetet e vendit, ndërsa kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi atë si “të papranueshëm”. Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Sipas ekspertëve të cituar në raportim, ky besohet të jetë rasti i parë i njohur në botë kur një agjent i inteligjencës artificiale ka shkelur një sistem qeveritar.