Alarm kibernetik në botë, dy dobësi kritike prekin sistemet
Një alarm i ri për sigurinë kibernetike është ngritur pasi inteligjenca artificiale ka identifikuar probleme në sisteme në SHBA, Europë dhe Japoni. Në qendër të shqetësimit janë dy dobësi kritike në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht në internet.
Pas zbulimit të këtyre dobësive, një sërë faqesh interneti dhe shërbimesh publike në disa vende të botës janë vënë jashtë funksionit si masë paraprake. Masa synon të kufizojë ekspozimin e sistemeve derisa të ndërmerren hapat e nevojshëm të sigurisë.
Agjencitë e sigurisë kibernetike u kanë kërkuar organizatave që t’i instalojnë menjëherë përditësimet përkatëse. Organizatat që nuk mund ta kryejnë përditësimin në kohë këshillohen t’i shkëpusin përkohësisht nga interneti sistemet e prekura.