Foto: Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale

Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale

Ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, ka deklaruar se do ta votonte “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Hoti ka thënë se një nismë e tillë do të kërkonte edhe votat e shumicës së deputetëve të komunitetit serb. Sipas tij, kjo lidhet me kërkesat kushtetuese për miratimin e një vendimi të tillë në Kuvend.

“Unë jam ministër tash, por kam qenë edhe deputet. Me dëshirën më të madhe do ta votoja me dy duar zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ne kemi një Kushtetutë dhe na duhet edhe vota e shumicës serbe”, ka deklaruar Hoti.