Foto: Armëpushim në Oleshki, Shtëpia e Bardhë ia atribuon ndërmjetësimin Melania Trumpit

Armëpushim në Oleshki, Shtëpia e Bardhë ia atribuon ndërmjetësimin Melania Trumpit

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për një armëpushim humanitar në Oleshki, qytet në jug të Ukrainës që kontrollohet nga forcat ruse. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi më 23 tetor se të dyja palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e përkohshme të veprimeve luftarake në qytet. Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor.

Sipas njoftimit, marrëveshja synon të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe përgatitjen e evakuimit të civilëve përmes një korridori të sigurt. Armëpushimi do t’u lejojë ekipeve civile nga të dyja vendet të veprojnë në zonë.