Arrest shtëpie për drejtoreshën e SHISH-it, SPAK trondit sigurinë
SPAK tronditi dje institucionet e sigurisë në Shqipëri, pasi ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, u caktua masa e arrestit në shtëpi dhe pezullimi nga detyra.
Hyseni u kthye mbrëmjen e së martës në Shqipëri dhe iu dorëzua autoriteteve, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë ndaj saj.
Para kthimit, Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku kishte marrë pjesë në një forum ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit. Zhvillimi u shoqërua edhe me dy arrestime dhe kontrolle të tjera nga SPAK-u.