Foto: Tre të arrestuar në Rashiq të Pejës; sekuestruar AK-47 dhe pajisje për poker

Tre të arrestuar në Rashiq të Pejës; sekuestruar AK-47 dhe pajisje për poker

Tre persona u arrestuan në fshatin Rashiq të Pejës, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, bixhoz të paligjshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve gjatë një kontrolli policor.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar si prova materiale një armë automatike AK-47, një karikator me 10 fishekë, një kuti me çipa për organizimin e lojërave të pokerit dhe një mjet të mprehtë.

Të tre të dyshuarit u intervistuan nga hetuesit kompetentë.

Pas veprimeve fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent dy prej tyre u ndaluan për 48 orë, ndërsa një tjetër u lirua; rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme.