Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos për përdhunim
Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Mykonos pas denoncimit të një turistje italiane 18-vjeçare për përdhunim, ngjarje që po hetohet nga autoritetet e ishullit.
Sipas asaj që 18-vjeçarja raportoi tek autoritetet, incidenti dyshohet të ketë ndodhur në një shezlong në një bar plazhi të njohur, ku ajo ndodhej me 23-vjeçarin.
Pas ankesës, oficerët e policisë nisën hetimet, të cilat çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit 23-vjeçar nga Kosova.
Hetimet për rastin vazhdojnë nga autoritetet e Mykonos dhe në këtë fazë nuk janë publikuar detaje të tjera të mëtejshme.