Foto: Arrestohet 23-vjeçari kosovar në Mykonos pas denoncimit për përdhunim

Arrestohet 23-vjeçari kosovar në Mykonos pas denoncimit për përdhunim

Një 23-vjeçar, shtetas i Kosovës, u arrestua në ishullin grek të Mykonosit pas denoncimit për përdhunim nga një turiste 18-vjeçare nga Italia. Ngjarja është raportuar si e ndodhur në zonën e plazhit, ku viktima ndodhej së bashku me të dyshuarin.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo deklaroi se kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli dhe në atë gjendje nuk ishte në gjendje të kundërshtonte ose të rezistonte, duke bërë që sipas saj të kryhen marrëdhënie pa pëlqimin e saj.

Policia greke nisi hetimet pas denoncimit dhe më pas lokalizoi të dyshuarin në zonën e Platis Gialos, ku u krye arrestimi. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive penale.