Arrestohet 49-vjeçari nga Nerodimja në Kroaci, Interpoli i Beogradit kërkon ekstradimin
Në pikën kufitare ndërkombëtare Karasovići në Kroaci është arrestuar një 49-vjeçar nga Kosova, pasi autoritetet kufitare verifikuan në bazën e Interpolit se ndaj tij ishte lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpoli në Beograd, me kërkesë të Serbisë.
Bëhet fjalë për personin me inicialet B.B., nga Nerodimja e Poshtme, i cili u ndalua teksa po hynte në Kroaci me një automjet tip Audi A6 me targa gjermane.
Sipas informacionit të raportuar, fletarrestimi ndërkombëtar kundrejt tij ishte lëshuar më 29 prill 2024. Raportohet se Serbia e dyshon B.B. për kryerjen e krimeve të luftës.
Autoritetet kroate e kanë ndaluar dhe verifikuar gjendjen e tij në sistemet e Interpolit; më tej pritet që të ndiqen procedurat ligjore që lidhen me kërkesën për ekstradim.