Arrestohet Beqir Selimi pas arratisjes me veturë, goditi hetuesin dhe një 17-vjeçare
Beqir Selimi është arrestuar në Prizren pas një arratisjeje me veturë gjatë një aksioni policor kundër fajdesë, ku ai mësohet se goditi fillimisht një zyrtar hetues dhe më vonë një këmbësore 17-vjeçare, duke dhënë shkak për ndërhyrje policore të mëtejshme.
Gjatë tentimit për t’iu shmangur arrestimit, Selimi, sipas informacionit të disponueshëm, ka goditur me veturë një hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë. Më pas automjeti i tij ka përplasur një automjet në një fshat të Prizrenit dhe në një fshat tjetër, i njëjti dyshohet se ka goditur një 17-vjeçare këmbësore.
Pas veprimeve policore, Beqir Selimi është ndaluar dhe arrestuar. Në kuadër të aksionit në Prizren janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “fajdeja”: Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani. Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia të provohet në mënyrë ligjore.