Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimin për spiunazh
August Hanning, ish-drejtues i shërbimit të inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, është arrestuar të martën nën dyshimin për spiunazh. Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Federale e Gjermanisë.
Hanning ka shërbyer si president i Shërbimit Federal të Inteligjencës, BND, nga dhjetori i vitit 1998 deri në nëntor të vitit 2005.
Arrestimi i tij lidhet me dyshime për spiunazh, ndërsa Prokuroria Federale nuk ka dhënë në njoftimin e bërë të ditur detaje të tjera mbi rastin.