Arrestohet në Spanjë kosovari i dyshuar për grabitjet e futbollistëve
Policia katalanase ka arrestuar një grup kriminal të dyshuar për një seri grabitjesh në shtëpitë e futbollistëve të Barcelonës dhe në rezidenca të tjera luksoze në Spanjë.
Sipas raportimeve nga Spanja, në mesin e të arrestuarve është edhe 58-vjeçari nga Kosova, Arsim Blaku. Ai dyshohet se kishte rol kyç në grupin kriminal.
Arrestimi i grupit lidhet me hetimet për grabitje në banesat e futbollistëve të Barcelonës, si dhe në prona të tjera luksoze. Përfshirja e personave të arrestuar mbetet nën hetim dhe pretendimet ndaj tyre janë të dyshuara.