Foto: Arrestohet Radisav Kostovic, 27 vjet pas krimit ndaj 23 civilëve

Arrestohet Radisav Kostovic, 27 vjet pas krimit ndaj 23 civilëve

Pas 27 vjetësh nga krimi ndaj 23 civilëve shqiptarë, është arrestuar Radisav Kostovic, rreth 62 vjeç. Ai dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Rasti lidhet me ngjarjet e 19 prillit 1999 në Mala Kalludra të Zubin Potokut, ku në dosjen hetimore figurojnë 23 civilë shqiptarë si viktima. Ai është cilësuar si një prej rasteve të rënda të krimeve të luftës në Kosovë.

Arrestimi erdhi pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale.