Foto: Aurela Gaçe i përgjigjet komentit provokues për videon

Aurela Gaçe i përgjigjet komentit provokues për videon

Aurela Gaçe ka reaguar drejtpërdrejt në rrjetet sociale pas një komenti provokues që lidhej me videot intime që po qarkullojnë online.

Në postimin ku njoftonte se do të jetë në Londër më 4 tetor, këngëtarja u përball me komentin e një ndjekëseje: “Po po, mezi po presim të gjithë të dalë dhe videoja jote”.

Gaçe nuk e ka injoruar komentin, por i është përgjigjur komentueses, duke e kthyer diskutimin në një përplasje publike në rrjetet sociale.