Foto: AUV tërheq nga tregu koncentratin për lopë pas aflatoksinës

AUV tërheq nga tregu koncentratin për lopë pas aflatoksinës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të koncentratit për lopë qumështore “SELECT MILK GR”, pasi në produkt janë konstatuar nivele të larta të aflatoksinës B1.

Produkti është prodhuar në Serbi dhe është importuar në Kosovë nga një operator ekonomik. AUV ka njoftuar se masa lidhet me koncentratin e destinuar për lopë qumështore.

Tërheqja nga tregu është urdhëruar pas konstatimit se niveli i aflatoksinës B1 në ushqimin për kafshë e tejkalon kufirin maksimal të lejuar.