Foto: Avokati i Veselit pas dënimit: “Nuk ka dëshmi për krime lufte”

Avokati i Veselit pas dënimit: “Nuk ka dëshmi për krime lufte”

Pas dënimit të Kadri Veselit nga Gjykata Speciale në Hagë, avokati i tij, Rodney Dixon, ka reaguar duke thënë se vendimi nuk përbën ditë të mirë për Kosovën dhe sundimin e ligjit.

Në një prononcim për media, pas përfundimit të seancës, Dixon ka kundërshtuar gjetjet e gjykatës dhe ka deklaruar se nuk ka dëshmi për përfshirjen e Veselit në krime lufte.

Avokati e ka cilësuar vendimin si të pafavorshëm për Kosovën dhe sundimin e ligjit, ndërsa ka mbrojtur qëndrimin e klientit të tij.