Foto: Avokati i Thaçit kundërshton provat për vrasjen e Behajdin Allaqit

Avokati i Thaçit kundërshton provat për vrasjen e Behajdin Allaqit

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, ka kundërshtuar pretendimin e Trupit Gjykues për përfshirjen e Thaçit në vrasjen e Behajdin Allaqit, duke e cilësuar bazën e këtij pretendimi si jashtëzakonisht të dobët.

Misetiq ka thënë se provat mbi të cilat mbështetet pretendimi janë “tronditshëm të dobëta” dhe se ato nuk i janë nënshtruar shqyrtimit publik. Kundërshtimi i tij lidhet me pretendimet e Gjykatës dhe Prokurorisë së Specializuar ndaj klientit të tij.

Sipas avokatit, kjo përbën “një tjetër mohim” të të drejtave themelore të Thaçit. Misetiq ka ngritur kështu çështjen e mënyrës se si janë trajtuar provat në procesin gjyqësor.