Avokatja e Jakup Krasniqit paralajmëron apelimin e aktgjykimit në Hagë
Avokatja e Jakup Krasniqit ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, të cilin e ka cilësuar si zhgënjyes.
Sipas saj, synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit. Ajo ka theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se ekipi mbrojtës do të vazhdojë me hapat e paraparë proceduralë.
Avokatja ka deklaruar gjithashtu se ende nuk ka biseduar me Krasniqin pas shpalljes së aktgjykimit, por ka thënë se do të flasë me të të nesërmen.