Babai i Eduart Kuçit reagon pas videos virale të dhunës
Babai i Eduart Kuçit ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videos virale në të cilën djali i tij shihet duke u dhunuar nga Jozefin Marku.
Arsim Kuçi foli për ngjarjen në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, duke thënë se familja e ka përjetuar shumë rëndë atë që ka ndodhur.
Ai deklaroi se familjarët janë të shokuar dhe pa fjalë, ndërsa shtoi se aktualisht nuk është i gatshëm të flasë më gjatë në media.