Foto: Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Nuk jam numër për t’ia zgjatur pushtetin Kurtit

Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Nuk jam numër për t’ia zgjatur pushtetin Kurtit

Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj Lumir Abdixhikut, pasi kreu i LDK-së deklaroi se ajo është në mesin e gjashtë deputetëve të kësaj partie që nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se nuk e ka deleguar votën e saj te askush. Ajo shtoi se mbështetjen nga qytetarët nuk e ka marrë për të qenë “numër në Kuvend” dhe as për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit.

“Besimin e kam marrë se besoj fort se kam arritur të jem zëri i qytetarëve kundër keqqeverisjes së Albin Kurtit”, ka shkruar Bajrami. Ajo ka thënë gjithashtu se është kundër zgjedhjeve të reja, ndërsa reagimi i saj erdhi në kuadër të debatit për votimin e Bekim Sejdiut për president.