Foto: Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë gjatë fluturimit

Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë gjatë fluturimit

Bashkëpiloti i fluturimit FZ1073 të Flydubai, nga Dubai drejt Tel Avivit, sulmoi kapitenin në kabinën e pilotimit me një sëpatë emergjence dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit.

Sipas deklaratës së Prokurorit të Përgjithshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Saif al-Shamsi, bashkëpiloti u përpoq të kryente një “sulm terrorist” gjatë fluturimit të së mërkurës. Deklarata u bë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve WAM.

Bashkëpiloti është identifikuar si Hammam al-Hamami, shtetas i Omanit. Sulmi ndodhi në kabinën e pilotimit, ku ai përdori sëpatën e emergjencës dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit.