Mosmarrëveshje për pronën çon policinë në bastisje në Mitrovicë, dyshime për pistoletë e AK-47
Një mosmarrëveshje pronësore mes dy vëllezërve në Mitrovicë çoi në një bastisje policore më 18 gusht rreth orës 09:20 në rrugën “Dora Vegman”. Njëri prej tyre ka deklaruar në polici se vëllai i tij posedon armë, përfshirë edhe një pistoletë dhe një armë të gjatë AK-47.
Dëshmitari i ka prezantuar hetuesve edhe një video-incizim të vjetër, në të cilin, sipas të dhënave policore, i dyshuari shihet duke shtënë me një armë të gjatë. Pas këtyre informacioneve, me rekomandimin e prokurorit kujdestar dhe me urdhër, Policia kreu bastisjen në banesën e dyshuari.
Hetimet vazhdojnë dhe pritet që autoritetet të bëjnë publike detaje të mëtejshme për gjetjet nga bastisja dhe për hapat e ardhshëm hetimorë.