Bebe Rexha befasohet live nga familjarët në emisionin amerikan
Bebe Rexha u befasua live nga prindërit dhe kunata e saj gjatë paraqitjes në emisionin e njohur amerikan të mëngjesit “Today”. Këngëtarja shqiptare ishte e ftuar në program për të performuar në kuadër të serisë së koncerteve Citi Concert Series.
Gjatë intervistës, në ekran u shfaqën babai i saj, Flamur Rexha, nëna Bukurije Rexha dhe kunata Dorina, të cilët po e ndiqnin paraqitjen e saj.
Befasia erdhi pasi prezantuesi i bëri Rexhës një përshëndetje për prindërit dhe kunatën e saj, duke e lidhur drejtpërdrejt me familjarët gjatë transmetimit.
Artistja 36-vjeçare performoi në Manhattan të New Yorkut dhe interpretoi disa prej këngëve të saj para publikut. Gjatë programit, ajo foli edhe për albumin e saj më të fundit, “Dirty Blonde”, të publikuar në qershor.