Foto: Bekim Sejdiu pranon propozimin për president të Kosovës

Bekim Sejdiu pranon propozimin për president të Kosovës

Bekim Sejdiu është deklaruar për herë të parë pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u dakorduan për emrin e tij si kandidat për president të Kosovës.

Sejdiu tha se ndihet i nderuar që emri i tij, gjatë negociatave, mori mbështetjen e të dyja partive. Ai konfirmoi se e ka pranuar propozimin për postin e presidentit.

Deklarimi i Sejdiut vjen pas marrëveshjes politike mes VV-së dhe LDK-së për kandidaturën e tij, duke shënuar reagimin e parë publik të kandidatit lidhur me këtë propozim.