Foto: Benzina 1.49€/l, nafta 1.76€/l: çmimet maksimale hyjnë sot nga ora 10:00

Benzina 1.49€/l, nafta 1.76€/l: çmimet maksimale hyjnë sot nga ora 10:00

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është 1.76 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i benzinës është 1.49 euro për litër; çmimi i gazit është vendosur 0.60 euro për litër.

Krahasuar me një ditë më parë, MINTI njofton se nafta ka mbetur pa ndryshim, benzina është ulur për një cent, ndërsa gazi ka mbetur me të njëjtin çmim. Çmimet e publikuara përbëjnë kufijtë maksimalë të lejuar në treg për produktet e naftës për ditën në fjalë.

MINTI po ashtu ka vendosur të vazhdojë për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e çmimeve të arsyeshme në treg.