Berisha në Kuvend: Vuçiqi dhe Rama përgjegjës për dënimin në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Aleksandar Vuçiqin dhe Edi Ramën për dënimin në Hagë të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratën e bëri gjatë fjalës së tij në Parlament.
“Në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiq dhe argati i tij Edi Rama”, tha Berisha, duke i lidhur ata drejtpërdrejt me atë që e cilësoi si zhvillim të rëndë në Hagë.
Berisha e përsëriti qëndrimin e tij në kuadër të debatit për dënimin e krerëve të UÇK-së. Sipas deklaratës së tij, përgjegjësia për vendimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bie mbi presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.