Bexhet Baftjaraj ndalohet për 48 orë pas vdekjes në Zubin Potok
Bexhet Baftjaraj është ndaluar për 48 orë pas zhvillimeve të reja në hetimin për vdekjen e një punëtori në kantierin e Stacionit Policor në Zubin Potok.
Rasti tragjik ndodhi të hënën, kur Bajram Selimi, 29-vjeçar, humbi jetën pasi u rrëzua derisa po punonte në objektin në ndërtim të Stacionit Policor.
Pas veprimeve hetimore dhe intervistimit të personave të përfshirë, Prokuroria urdhëroi ndalimin e Baftjarajt. Ai është njëri prej dy personave që po trajtohen si të dyshuar në kuadër të hetimeve për këtë rast.