Transferimi i ri i Barcelonës shënon dy gola të shpejt ndaj Baselit
Jesse Bisiwu, transferimi i ri i Barcelonës, shënoi dy gola të shpejtë në miqësoren ndaj Baselit, duke kontribuar në fitoren 5-2 të skuadrës. Golat u regjistruan në minutën e 89-të dhe në minutën e parë të shtesës.
Golin e parë Bisiwu e realizoi pas një soloaksioni brenda 16-metërshit, pas një pasimi të Dani Olmos. Vetëm dy minuta më vonë ai shfrytëzoi një pasim të Lamine Yamal për ta dërguar topin në rrjetë sërish dhe për të vulosur dopietën e tij.
Përveç dopietës së Bisiwu, golat e tjerë për Barcelonën i shënuan Karim Adeyemi, Hamza Abdelkarim dhe Lamine Yamal, që bënë që miqësorja të përfundojë 5-2 në favor të klubit spanjoll.