Blerim Latifi: UÇK-ja është e vetmja kryengritje e suksesshme
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke e cilësuar UÇK-në si të vetmen kryengritje të suksesshme në historinë tonë.
Në një postim të tij, Latifi ka shkruar se UÇK-ja përfaqëson të vetmen histori suksesi që arriti t’i ulë shqiptarët në tryezat e fuqive të mëdha, aty ku vendosej për fatin e tyre.
“Dhe këtë histori suksesi po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik dhe si trashëgimi për ata që do të vijnë pas nesh”, ka shkruar Latifi.
Ai ka shtuar se të gjitha kryengritjet shqiptare në Kosovë që përmenden në histori kanë përfunduar me dështim, me përjashtim të kryengritjes së UÇK-së.