Foto: Bojkotohet mësimi në Tiranë, studentët marshojnë drejt Parlamentit në ditën e tretë

Bojkotohet mësimi në Tiranë, studentët marshojnë drejt Parlamentit në ditën e tretë

Bojkoti i mësimit ka përfshirë sërish këtë të enjte gjimnazet dhe fakultetet në Tiranë. Në ditën e tretë të protestës, studentët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe janë mbledhur përpara Parlamentit.

Protesta vijon pas zhvillimeve të një dite më parë, kur Tirana u përfshi nga tensionet, përplasjet dhe zjarret. Dëme janë raportuar në rrugë, institucione dhe biznese në disa zona të kryeqytetit.

Studentët dhe të rinjtë po vazhdojnë mobilizimin, ndërsa marshimi në rrugët e Tiranës pritet të sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.