Callum Turner: martesa me Dua Lipën ishte dita më e bukur e jetës sime
Callum Turner ka folur për herë të parë publikisht për martesën e tij me këngëtaren Dua Lipa, duke e përshkruar ceremoninë në Itali si “të jashtëzakonshme” dhe duke thënë se ishte “dita më e bukur e jetës sime”.
Në një intervistë për Esquire, aktori 36-vjeçar tregoi se reagimi i publikut pas ceremonisë i është dukur disi surreal: “Shkuam në park dje dhe çdo person që kalonte pranë nesh na thoshte: ‘Urime!’”.
Turner tha gjithashtu se çifti kishte një ceremoni private fillimisht në Londër në muajin maj, përpara festimeve në Itali, dhe se momentet personale u bënë më pas temë publike.
Aktori shpjegoi se po mendon për të ardhmen dhe dëshiron të krijojë familje me Dua Lipën: “Jam 36 vjeç. Do të doja të kem një familje dhe të rris disa fëmijë”, u citua ai.