Foto: Mbytet anija me emigrantë në Senegal, të paktën 34 të vdekur

Mbytet anija me emigrantë në Senegal, të paktën 34 të vdekur

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën pas mbytjes së një anijeje me emigrantë përgjatë brigjeve veriperëndimore të Senegalit. Nga kjo tragjedi detare, sipas të dhënave të konfirmuara, ka mbijetuar vetëm një person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së së shtunës, në ujërat pranë rajonit të Këbemerit.

Mbytja e anijes ka shkaktuar një bilanc tragjik me dhjetëra viktima, ndërsa rasti është raportuar si një nga ngjarjet e rënda detare të ndodhura përgjatë brigjeve të Senegalit.