Foto: Pas anulimit të dënimit prej 18 vjetësh, Endrit Nika sërish në gjykatë

Pas anulimit të dënimit prej 18 vjetësh, Endrit Nika sërish në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë të hënën, më 9 nëntor 2026, procesi i rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

Urdangaray humbi jetën në gusht të vitit 2023, pasi ra nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë. Çështja ndaj Nikës po zhvillohet sërish në gjykatë pasi Gjykata e Apelit ia anuloi dënimin e mëparshëm prej 18 vjetësh burgim.

Seanca e radhës është paraparë të nisë në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.