Daut Haradinaj kërkon masa të menjëhershme pas vendimit në Hagë
Daut Haradinaj ka kërkuar masa të menjëhershme nga Kosova dhe institucionet e saj pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.
Haradinaj reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se institucionet e Kosovës duhet të marrin masa për mënyrën se si, sipas tij, është sjellë kjo gjykatë ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Në reagimin e tij, Haradinaj tha se beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë dhe deri në lirimin e tyre nga akuzat. Ai përsëriti qëndrimin se UÇK-ja ka zhvilluar luftë çlirimtare.