Daut Haradinaj pret pafajësinë e katërshes së UÇK-së më 16 shtator
Daut Haradinaj ka deklaruar se pret pafajësinë e katër të akuzuarve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, për të cilin vendimi përfundimtar në Hagë pritet të jepet më 16 shtator.
Haradinaj tha se beson në drejtësi dhe se pritja e tij është që të akuzuarit të shpallen të pafajshëm. Ai theksoi se shumicën prej tyre i njeh personalisht.
Gjatë deklarimit për këtë proces, Haradinaj u shpreh se kohëzgjatja e gjykimit dhe masat e ndërmarra ndaj të akuzuarve e shqetësojnë. Megjithatë, ai tha se duhet të ruhet optimizmi deri në shpalljen e vendimit.