Foto: Deda: Kushtetuesja ndryshoi llogaritë për zgjedhjet e 27 dhjetorit

Deda: Kushtetuesja ndryshoi llogaritë për zgjedhjet e 27 dhjetorit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e institucioneve ka ndryshuar llogaritë politike për zgjedhjet e 27 dhjetorit, sipas analistit politik Ilir Deda. Ai tha se Gjykata e ka kthyer procesin në binarë të ligjshmërisë.

“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, tha Deda pas publikimit të vendimit. Sipas tij, tash që situata është e qartë, mbetet të shihet nëse ekziston mundësia për ndonjë përbashkim politik.

Gjykata Kushtetuese e shpalli Kuvendin të konstituuar, por vlerësoi se konstituimi ishte bërë jashtë afatit kushtetues. Për pasojë, afati për zgjedhjen e presidentit ka nisur të rrjedhë më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Ndërkaq, Gjykata e vlerësoi kushtetues formimin e Qeverisë. Deda e përshkroi situatën politike si më të vështirën në 15 vjetët e fundit.